16.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Ermiona sulmon Kiarën pasi u skualifikua nga BBVA

Ermiona Lekbello ka reaguar sërish pas skualifikimit të saj nga “Big Brother VIP Albania”.

Ish-miss-i me anë të një postimi tjetër në Instagram, ka falënderuar të gjithë ata që ia bënë më të bukur dhe të lehtë qëndrimin e saj në shtëpi.


Lekbello i kërkoi ndjesë edhe adhuruesve të saj, për shkak se doli nga “BBV”, duke u shprehur që nuk mund të qëndronte më me hienat.

Sipas Ermionës në këtë grup nuk bënin pjesë vetëm Luizi, Kristi dhe Keisi, ndërsa pjesa tjetër përfshirë edhe Kiarën i cilësoi hiena.

Shkrimi i plotë

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Një falënderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim. Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort. Më vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, falsitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!,”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img