20.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Erina sjell këngën e re “Cinderella”

Këngëtarja e re estradës, Erina, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Cinderella” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Kënga është realizuar nga Big Deal Records, gjersa për tekstin e saj janë kujdesur Arjanit Palaj, Petrit Sefaj dhe vet Erina.

Foto: Big Deal Records/YouTube

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja e re shfaqet me një performancë mjaft atraktive.

Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio.

Erina është një emër i ri në skenën shqiptare, që synon fuqishëm të futet në tregun muzikor shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img