16.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna bën thirrje të shmangen daljet

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se erërat e forta të së dielës kanë shkaktuar dëme në kryeqytet.

Sipas një njoftimi në ‘Facebook’ nga kjo drejtori, dëmet janë vërejtur nëpër ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit, shkruan Gazeta Insajderi.

Për sanimin e tyre, kanë dalë ekipet emergjente.

“Si pasojë e erërave të forta janë shkatuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të #kryeqytetit. Ekipet tona kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër”, thuhet në njoftim.

Komuna bën ftesë për kujdes të shtuar dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme. Për çdo rast, lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img