14 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Erdogani mbërrin në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Rusi për bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilat kanë për qëllim ndreqjen e marrëdhënieve të shkatërruara nga rrëzimi i aeroplanit luftarak rus nga ana e Turqisë në kufirin sirian vitin e kaluar.
Me vizitën në sotme, Erdogani po ashtu mund të shpresojë që të luajë kartën ruse për t’u forcuar në mosmarrëveshjet që ka me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, shkruan AP.
Nga ana e tij, Putini është i interesuar që të riparojë mospajtimet me Turqinë me shpresën se do t’i kthejë në jetë projektet ekonomike, përfshirë edhe gazsjellësin për të bartur gaz natyral në Turqi, dhe duke zgjatur ndikimin e Rusisë në Siri.

Rrëzimi i aeroplanit luftarak rus në nëntor, të cilin Putin e përshkroi si “thikë pas shpine”, erdhi midis tensioneve të mëdha rreth Sirisë, ku Moska dhe Ankara i përkrahin palët kundërshtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img