Një ndër episodet më dramatike dhe emocionuese, episodi i 16-të, është publikuar sonte në gjirafaVideo, pas premierës në kanalin T7.

Në këtë episod zbulohet fati i Dinorës dhe lufta me Faruk Pirullin.

Pas episodit tejet dramatik që u publikua javën e kaluar, ku Faruk Pirulli godet Dinorën në kokë, e cila ishte duke u larguar me fletoren që do të dëshmonte pafajësinë e babit të saj, këtë të diel u shfaq episodi i ri i serialit “Rrushe”, i cili duket që nuk do ta ngadalësojë ritmin.

Pas plot gjashtëmbëdhjetë javësh, seriali vendor “Rrushe” po vazhdon të befasojë publikun me ngjarjen interesante, aktrimin e mrekullueshëm dhe regjinë e veçantë.

Ndiqni episodin e ri të serialit “Rrushe” më poshtë, apo duke hyrë direkt në gjirafaVideo.com.

https://video.gjirafa.com/embed/rrushe/rrushe-episodi-16?autoplay=true&c=1