13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Enver Hoxhaj zbulon se kur u kuptua lajmi për arrestimin e Thaçit dhe Veselit

Ish-kryetari në detyrë i PDK’së Enver Hoxhaj ka treguar sot për herë të parë për ndjesinë e tij kur e kuptoi se ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, është ngritur aktakuzë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar sot, siç thotë ai, një vit më parë, mori lajmin më të pabesueshëm të jetës së tij.

“Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftetarë ishte tronditëse!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai, tha se shumë pak persona e ditën këtë fillimisht, derisa, kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vendosën të njoftojnë qytetarët.

“Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten! E kujtoj atë si natën më të vështirë ndonjëherë!”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img