20.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Ende nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave në Bronx të Nju Jorkut

Të dielën ka ndodhur një shpërthim zjarri në një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut ku mbetën të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë, dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.


“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar kjo konsullatë në Facebook./KK/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img