14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Emrat e bizneseve që udhëhiqen nga Veselinoviqi dhe grupi i tij që kanë hyrë në listën e zezë të SHBA-së

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë ndër personat e listës së zezë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, bashkë me ta janë edhe disa emra të tjerë të cilët qëndrojnë prapa kompanive që janë të përfshira në krim të organizuar dhe korrupsion, raporton Zeri.info.

Shumica e këtyre kompanive që janë në listën e zezë kanë seli në Kosovë dhe Serbi.

Emrat që janë pjesë e sanksioneve nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja

Rosiq

Andrija Zhelko Bojiq

Sërgjan Milivoje Vuloviq

Milan Mihajloviq

Milan Radisavljeviq

Milojko Radisavleviq

Radovan Radiq

Sinisha Nedeljkoviq

Radule Steviq

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) caktoi katër entitete në të gjithë Evropën që janë në pronësi ose të kontrolluara nga Veselinoviqi.

“Inkop DOO Cuprija (Inkop)”, me seli në Serbi

“Civija Komerc”, me seli në Serbi

“S.Z.T.R. Prizma B.I”, me seli në Kosovë

“Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A”., me seli ne Kosovë

OFAC-ja caktoi tre entitete në të gjithë Evropën që zotërohen ose kontrollohen nga Inkop.

“Betonjerka SOO Aleksinac”, me seli në Serbi

“Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd”, me seli në Serbi

“Novi Pazar-Put D.O.O.”, Novi Pazar me seli në Serbi

OFAC-ja caktoi dy entitete në të gjithë Evropën që zotërohen ose kontrollohen nga Zharko.

“Zarko Veselinovic B.I., S.T.R. Kristal”, me seli në Kosovë

“Nautikacentar D. O. O.”, me seli në Kroaci

OFAC-ja caktoi tre entitete në të gjithë Evropën që zotërohen ose kontrollohen nga Steviq.

“DOO Rad 028 Zveçan” me seli në Serbi

“Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad”, me seli në Kosovë

“Rad D.O.O.”, me seli në Kosovë

OFAC-ja caktoi shtatë entitete në të gjithë Evropën që janë në pronësi ose të kontrolluara nga Nedeljkoviq.

“Markom Metal Commerce DOO” Zveçan, me seli në Serbi

“Metal-Robna Kuca”, me seli në Serbi

“Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal”, me seli në Kosovë

“P.P.Robna Kuca Metal B.I.”, me seli në Kosovë

“Farma Izvori B.I.”, me seli në Kosovë

“Robna Kuca Metal D.O.O.”, me seli në Kosovë

“Sinisa Nedeljkovic I.B.”, me seli në Kosovë

OFAC-ja caktoi dy entitete në të gjithë Evropën që zotërohen ose kontrollohen nga Miljan

“DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik”, me seli në Serbi

“P.P. Babudovac B.I.”, me seli në Kosovë

OFAC-ja caktoi gjithashtu tre entitete në të gjithë Evropën që zotërohen ose kontrollohen nga anëtarë të tjerë të këtij grupi të krimit të organizuar.

“DOO Babudovac Brnjak”, me seli në Serbi dhe në pronësi ose kontroll nga Miljojko Garac

“Garac Inzenjering OOD”, me qendër në Bullgari dhe në pronësi ose kontrolluar nga Radojqiç.

“Radovan Radic B.I., P.P. Eu Rr Gradnja”, me seli në Kosovë dhe në pronësi ose të kontrolluar nga Radiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img