16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Emina Cunmulaj anëtare e jurisë në “Miss USA 2023”

Emina Cunmulaj është nga personazhet më të dashura shqiptare.

 

 

Modelja e njohur na ka bërë krenarë ndër vite me sukseset e saj dhe kjo ndodhi edhe së fundmi.

 

 

Ylli shqiptar do të jetë në jurinë e “Miss USA 2023”.

Lajmi fantastik u dha nga faqja e kompeticionit, ku flasin në superlativa për Eminan.

“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Yugoslavia në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit.“-thuhet në postim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img