16.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Elon Musk është tani personi më i ndjekur në Twitter

Elon Musk ka rrëzuar nga froni ish-presidentin amerikan Barack Obama si personi më i ndjekur në Twitter.

Deri tani, miliarderi ka 133,068,709 ndjekës krahasuar me 133,042,819 të Obama-s, sipas numrit të ndjekësve të raportuar në profilet e tyre përkatëse në Twitter.

Blerja prej 44 miliardë dollarësh e Twitter-it nga Musk ka ndihmuar padyshim që të rritet numri i ndjekësve.

Shefi ekzekutiv i Twitter, Musk arriti 100 milionë ndjekës qershorin e kaluar dhe ky numër ka vazhduar të rritet vetëm në muajt në vijim.

Musk e përdor llogarinë e tij për të njoftuar me ndryshime të mundshme që vijnë në Twitter, gjithashtu poston meme të rastësishme./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img