13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Efekti Delta? 4-fishohen rastet me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

24 orët e fundit në vendin tonë kanë shënuar një rritje të  ndjeshme të rasteve me COVID. Nga 3526 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 43 persona nga 11 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e vazhdueshme e rasteve të reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar thirrjet për marrjen e vaksinës anti-COVID si dhe respektimin e rregullave për parandalimin e COVID.  Autoritetet kanë deklaruar se në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta, megjithatë janë konstatuar disa sinjale të pazakonta.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore      43
Të shëruar në 24 orë     5
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3526

Testime totale             862,958
Raste pozitive             132,740
Raste të shëruara       130,086
Raste Aktive                        198
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89
Elbasan            21
Vlorë                17
Durrës              16
Fier                   15
Shkodër           13
Lezhë               13
Kukës                9
Korçë                4
Gjirokastër        1

m.v/abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img