15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Edon Zhegrova shumë para Mbappes në listën e dribluesve në Ligue 1

Edon Zhegrova po tregon performancë të lartë me skuadrën franceze, Lille.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer këtë edicion në Ligue 1, duke dhuruar spektakël në disa ndeshje për klubin e tij.

Madje Ligue 1 në faqen e tyre zyrtare në platformën ‘X’ ka publikuar një video të Zhegrovës ku shfaq sulmuesin kosovar duke dribluar.

Zhegrova është i pari në listën e dribluesve më të mirë në elitën e futbollit francez, duke lënë prapa disa yje të kampionatit elitar.

Anësori i Kombëtares së Kosovës ka regjistruar 46 driblime këtë sezon, po aq sa Romain Del Castillo.

Ousmane Dembele ka 41 driblime, ndërkaq në pozitën e pestë është ylli Kylian Mbappe me 39 të tilla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img