11.2 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Edhe tri ditë hyn në fuqi Ligji për Paga, koeficienti mbetet mister

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin publik, mirëpo vlera e koeficientit ende nuk është bërë e ditur. 

Ligji për Pagat  është dekretuar në fillim të muajit nga Presidentja Vjosa Osmani dhe pritet të hyjë në fuqi nga shkurti, por vlera e koeficientit që përcakton kush sa do të paguhet, ende s’është bërë e ditur.

Nga Qeveria s’është dhënë asnjëherë ndonjë shifër se sa do të jetë vlera, përveçse do të përcaktohet në janar.

Ligji është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit. madje edhe është dekretuar nga Presidentja.

Nga ekzekutivi disa herë kanë thënë se vlera e tij do të bëhet e ditur brenda këtij muaji.

 Totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro, kishin deklaruar nga Qeveria e Kosovës për Reporteri.net.

Për këtë çështje dje ka folur Ministri i Financave, Hekuran Murati, por duke mos treguar asgjë për vlerën e koeficientit.

Ministri Murati ka thënë se Ligji për paga dhe koeficientët janë duke u përllogaritur, ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore.

”Është duke u përllogaritur, ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore. Momentin kur bëhet mbledhja e këtyre, mund të dihet vlera e koeficientit”, ka thënë Murati.

Ndërsa, i pyetur se a do ta marrin qytetarët pagën me rritje në muajin në vijim, ai ka thënë se ligji për paga nuk e përcakton rritjen e pagave, por koeficientin e pagave, ndërsa ka thënë se rritja e pagave përcaktohet me ligjin për buxhet.

“Rritja e pagave përcaktohet me ligjin për buxhet, Ligji i Pagave i përcakton koeficientët”, ka thënë dje Murati.

Përfaqësues të Sindikatave në Kosovë kanë shprehur shqetësimin që ende nuk është përcaktuar koeficienti për pagat e zyrtarëve publikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img