18.6 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një pjesëtar i FSK-së diplomoi në akademinë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Toger Mendim Muçiqi, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka përfunduar me sukses programin 1-vjecar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.

Në ceremoninë e diplomimit, të organizuar në hapësirat Akademisë, i pranishëm ka qenë edhe Princ Charles.

Për këtë ka shkruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

“Urime togerit Mendim Muçiqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj – një përvojë intensive, sa kërkuese fizikisht aq edhe sfiduese nga ana akademike. Ne ishim të nderuar të shihnim togerin Muçiqi të gradohej para mbretit Charles III në Paradën e 200-të të Sovranit, së bashku me Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës”, ka shkruar Ambasada në Facebook.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Forcën në edukimin e oficerëve të rinj.

“Si aleat të Kosovës, ne do të vazhdojmë të mbështesim Forcat e Armatosura të saj dhe të ndihmojmë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet tona ushtarake më prestigjioze. Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar më shumë se 25 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sandhurst dhe angazhimi ynë për të edukuar një gjeneratë të re të FSK-së është i palëkundur”thuhet në reagim.

Në akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst kanë diplomuar edhe pjesëtarë të tjerë të FSK-së, një prej tyre ka shërbyer atje edhe si instruktor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img