22.2 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një klub i madh italian interesohet për Zhegrovën

Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Ditë më parë u fol për një interesim të mundshëm të Milanit për shërbimet e yllit kosovar.

Ndërsa tash, mediumi i njohur italian “Corriere dello Sport” raporton se një tjetër klub nga Serie A ia ka vënë syrin futbollistit të Lillet.

Më saktësisht, në garë për përfaqësuesin kosovar është futur edhe Napoli.

Kampioni i freskët italian i ka raportet e shkëlqyeshme me Lillen dhe kjo mund ta lehtësojë punën për transferimin e Zhegrovës në stadiumin “Maradona”.

Futbollisti i krahut të djathtë është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë dhe Napoli mund ta transferojë atë për 10 milionë euro.

Kohë më parë spekulohej për një interesim të mundshëm të Arsenalit për ish-futbollistin e Baselit, i cili nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën e tij që një ditë të luajë në Barcelonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img