21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një ankesë në OSHP për tenderin e targave

Në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) është deponuar edhe një ankesë tjetër për parregullsi të shumta në tenderin për furnizim me targa zyrtare të automjeteve të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Gazeta “Zëri” para pak ditësh ka raportuar se zyra e Prokurimit e MPB-së ka shpallur me tender konsorciumin që ka pasur ofertën më të lartë, ndonëse në gara ka pasur kompani që kanë ofertuar me çmim më të lirë prej më shumë se 500 mijë euro.
Në dokumentet e siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se konsorciumi “Sinjal RKS & EHA Hoffman International” po pretendon se Autoriteti Kontraktues në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, gjatë këtij procesi të prokurimit ka shkelur Nenin 5 të Ligjit të Prokurimit Publik rreth kalkulimit të afateve kohore, Nenin 7 barazi në trajtim/ jo diskriminim, Nenin 66 përshtatshmëria profesionale, Nenin 69 aftësia teknike ose profesionale, Nenin 28 specifikimet teknike si dhe Nenin 81 dhe 108 të Ligjit të Prokurimit Publik. Para pak ditësh po ashtu gazeta “Zëri” ka raportuar se konsorciumi “G3 Inxhiniering & Rade Konçar” po pretendon se gjatë procesit të prokurimit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë së paku 6 shkelje të neneve të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img