10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë, vdes në spital 37-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një spital në Britani, ku një shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në kujdes intensiv.

Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill.

Lajmi është konfirmuar vetëm ditën e sotme nga Home Office.

“The Guardian” raporton se shqiptari kishte tentuar të vriste veten rreth një javë më parë në qendrën e emigrantëve të paligjshëm “Brook House”, pranë aeroportit Gatwick.

37-vjeçari i quajtur Alfred, u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se edhe një tjetër shqiptar ka tentuar të vrasë veten në kampin e emigrantëve të paligjshëm.

Pas tentativës për vetëvrasje, shqiptari i dytë u deportua në Atdhe, por u rikthye në mënyrë të menjëhershme në Angli pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img