25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë! Publikohen pamjet nga aksioni i RENEA-s brenda shtëpisë së Ramiz Muçollarit

Disa pamje të rënda janë bërë publike nga aksioni i RENEA-s në Maliq, ku mbeti i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri Ramiz Muçollari.

Ai po rrinte i fshehur në papafingonë e shtëpisë kur gjuajti me armë ndaj policisë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Qesarake të Malqit, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një 62-vjeçar, i identifikuar si Ramiz Muçollari, ka qëlluar me thikë në këmbë të shoqen, si dhe ka lënë të plagosur të birin pasi e ka goditur me sende të forta në kokë.

Ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, policia ka mbërritur në banesën e autorit, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ky i fundit është mbyllur brenda, ndërsa ka hapur zjarr ndaj efektivëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img