31.9 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë në Deçan: 36-vjeçari tenton t’i jap fund jetës – familjarët e shpëtojnë mrekullisht

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në Isniq të Deçanit, ku një vajzë 36-vjeçar tentoi t’i jap fund jetës së tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër me shenja jete nga familjarët e tij, pasi e gjetën të varur në litar.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img