7.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: 23-vjeçarja në Pejë konsumon mbidozë ilaçesh pas konfliktit me burrin, nëna e saj njofton Policinë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua ka përfunduar në spital për shkak të mbidozës nga barnat.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se nëna e 23-vjeçares ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se një natë më parë ka biseduar në telefon me vajzën e saj dhe e njëjta ka pohuar se ka disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.

Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore dhe gjendja e saj është stabilizuar, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

Bazuar në dëshminë e 23-vjeçares, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar kështu lëndime të dukshme në trup.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img