0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

E përbashkëta e dy kampionëve olimpikë shqiptarë

Paraqitjet e Majlinda Kelmendit kanë bërë që kategoria deri 52 kilogramë në xhudo të shndërrohet nga një prej kategorive më të mërzitshme në një prej kategorive më interesante në xhudon e femrave. Sa herë që përmendet kategoria deri 52 kilogramë, mendja shkon te kampionia kosovare, tani edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Por për shqiptarët edhe më herët kategoria deri 52 kilogramë ishte me fat. Në këtë kategori, shqiptarët e kishin të vetmin kampion olimpik deri të dielën, Shaban Tërstenën. Tani dy legjendat e sportit shqiptar, Kelmendi e Tërstena, kanë disa të përbashkëta. Të dy janë kampionë olimpikë, të dy në kategorinë deri 52 kilogram dhe të dy në sportet luftarake, shkruan Koha Ditore. Derisa Majlinda ka bërë që xhudoja të bëhet sporti më i suksesshëm në Kosovë, Shaban Tërstena në vitet tetëdhjetë ka shkëlqyer në sportin e ngjashëm me xhudon, në mundje.
Mundja, falë sukseseve të Shaban Tërstenës dhe disa të tjerëve ishte sporti më i suksesshëm i shqiptarëve në Jugosllavi. Për shumë kohë, Shaban Tërstena mbeti kampioni i vetëm olimpik shqiptar, nëse nuk llogaritet ndonjë sportist i lindur në Shqipëri që ka garuar për Greqinë dhe që nuk e quan veten shqiptar.
Tërstena, tani 51-vjeçar, titullin olimpik e fitoi në vitin 1984 në Los Angeles. Suksesin e madh e arriti në moshë të re, si 19-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img