23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

E pazakontë, Sali Berisha mban fjalim nga dritarja

Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja re Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.

“Janë të gjithë deputetë me imunitet dhe kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar do kurrë. Sa kohë kanë qenë deputetët, të marrin pjesë në mbledhjen e grupit. Frika dhe tmerri i Ramës bën që të urdhërojë lindën e tij në akte të turpshme. Deputetët nuk mund të përjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit nga grupi i tyre.

Edi Rama ka frikë, tmerr. Shikoni se ku arrin kjo verbëri. Sipas tij, ata që përjashton ai nga aktiviteti parlamentar nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre. As Lukashnenko e Putini nuk kanë dhënë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Ramës.

Nuk lejohet kryetari i grupit me ardh në mbledhje, Histori më të turpshme se kjo nuk ka. Ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqet. Ti po tregon veten si pasardhës i xhelatit, babait tënd”, tha Berisha.

https://www.youtube.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img