23.6 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

E kërcënoi 13-vjeçaren se do ia shpërndajë fotot intime, bie në pranga një person në Prishtinë

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve. Në raste më të rënda, pre e këtyre personave bien edhe vajzat e mitura.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka kërkuar ndihmën e Policisë pas kërcënimeve me të cilat është përballur.

Burime kanë bërë me dije se 13-vjeçarja ka deklaruar se një person me të cilin ka pasur kontakt përmes rrjetit social Snapchat, i ka kërkuar që të dalin bashkë, në të kundërtën do t’ia dërgojë fotografitë e saj intime nënës së të miturës.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 18-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img