10.5 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se në Parlamentin Evropian janë shërbyer shishe me ujë të kontaminuar

Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg janë paralajmëruar të enjten që të mos pinë ujë nga shishet që u janë shërbyer nën dyshimin se ato janë të kontaminuara.

“Ju kërkohet që të mos pini prej asnjërës shishe në premisat e Parlamentit Evropian në Strasburg”, thoshte mesazhi emergjent që u ishte dërguar mijëra anëtarëve të stafit dhe politikanëve, shkruan Politico.

Mesazhi po ashtu përfshinte një numër emergjent mjekësor në rast se “dikush ka pirë ujë”, dhe po ashtu thoshte që shishet me ujë ishin dërguar edhe në zyrat e Presidentes Roberta Metsola të enjten.

Shërbimi i shtypit i Parlamentit Evropian ka thënë që autoritetet franceze janë informuar dhe që po bëhen kontrollet e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img