16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se janë gjendur mostrat e zhdukura të Astrit Deharit

Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, dyshohet se janë gjetur, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Sinjalin burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Policia.

Lajmi për zhdukjen e mostrave të Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në IML ku po ruheshin tash e sa vjet, u dha në dhjetorin e vitit 2022 nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo pati deklaruar se në vendin ku ruheshin mostrat, kishin qasje vetëm tre persona.

Akti i zhdukjes së mostrave të Deharit u raportua se është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj.

Sinjali kishte raportuar se ka informacione që mostrat e Deharit nuk janë zhdukur gjatë bartjes së mostrave pasi frigoriferët e rinj nuk kanë qenë të funksionalizuar në atë kohë dhe se ky proces ka ndodhur një muaj pasi janë kthyer në punë zyrtarët e IML-së të suspenduar pikërisht për këtë çështje.

Një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë, por as nuk e kanë mohuar, pasi Gazeta Sinjali ka kërkuar përgjigje edhe nga MD, por edhe nga IML-ja se cila është data e saktë kur janë futur në rrymë frigoriferët e rinj.

Në përgjigjen e MD-së thuhej se deklarata e Haxhiut e dhënë në konferencën e 8 dhjetorit lidhet me njoftimin që e ka marrë nga zyrtarët përgjegjës për këtë çështje dhe “nuk mund të deklarohen më tepër”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img