11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Dy të maskuar i hedhin sprej viktimës në sy dhe ia vjedhin çantën me shumë para në Gjilan

Policia e Kosovës në Gjilan sot rreth orës 08:45 është informuar për një  grabitje të ndodhur në rrugën ,,Idriz Seferi’’ në Gjilan.

Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se “dy persona të maskuar duke përdorur sprej, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një çantë në cilën kishte  një shumë të konsiderueshme të parave”, njofton policia.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img