19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Dy të arrestuarit, njëri ish-këshilltar i Agim Veliut e tjetri i Selim Selimit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm në Telekomin e Kosovës, aksion ky ku rezultuan me arrestimin e katër zyrtarëve të kësaj ndërmarrje; Trim Musliun, Armend Osaj, Kreshnik Musliu dhe Denis Ceman.

Sipas njoftimit të prokurorisë, thuhet se ky aksion ka qenë në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion dhe ka qenë duke u hetuar tash e disa muaj.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Trim Musliu dhe Armend Osaj janë arrestuar për kryerjen e vepres penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Përvetësim në detyrë” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtar në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327,514 ) euro”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Kreshnik Musliu dhe Denis Ceman dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe Mashtrim”.

“Dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës

Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit  prej 48 orësh.

Trim Musliu,ka qenë drejtor i Marketingut në Telekom dhe këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi ndërsa Denis Ceman, këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img