21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Dy pacientë me COVID dhe tre me grip të derrave po trajtohen në Klinikën Infektive

Dy pacientë të infektuar me koronavirus dhe tre të tjerë me grip të derrave janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur infektologu Arben Vishaj.

“I kemi dy pacientë me koronavirus dhe tre me gripin e derrave. Jemi duke pritur rezultatet   edhe për disa raste të tjera, që akoma s’janë konfirmuar. Njëri nga pacientët me gripin e. derrave ka qenë në gjendje bukur të rëndë dhe është intubuar.”, tha Vishaj për Sinjalin.

Ai po ashtu ka folur për gripin që ka prekur shumë qytetarë, duke përmendur se simptomat janë lodhja, plogështia, kollitja, temperatura, rrjedhje nga hundët, dhimbje gjymtyrësh dhe frymëzënie.

Kujtojmë se në disa vende të botës janë rritur rastet me COVID.

Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img