13.8 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës, gjatë arestimit në Kaçanik sulmon dy zyrtarë policorë

Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 15:20, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçar.

Ai, dy muaj më parë ishte arratisur nga Burgu i Smërkovnicës.

Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policorë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Policët e lënduar më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img