16.6 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Dy klubet e mëdha angleze në garë për Mac Allister

Arsenali dhe Manchester City raportohet se po garojnë mesvete për të siguruar shërbimet e Alexis Mac Allister për sezonin e ardhshëm.

Pas paraqitjeve të mira me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”, mesfushori nisi të lidhet me një largim nga Brighton Hove & Albion pasi tërhoqi interesimin e disa klubeve të mëdha.

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për Mac Allister dhe janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë funte për të në afatin kalimtar të verës.

Por, “Topçinjtë” nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi për të në garë është edhe Manchester City.

Guardiola thuhet se është në kërkim të një zëvendësuesi të Ilkay Gundogan, i cili pritet të largohet si futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit.

Dhe, duket se trajneri spanjoll e sheh 24-vjeçarin si përforcim ideal në mesfushë.

“Pep Guardiola pati bisedime me Alexis Mac Allister dhe ai është një opsion serioz për Manchester Cityn në afatin e ardhshëm të verës”, tha gazetari i mediumit argjentinas, “TNT Sports”, Ariel Helueni.

Guardiola thuhet se është në kërkim të një zëvendësuesi të Ilkay Gundogan, i cili pritet të largohet si futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit.

Alexis Mac Allister me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img