14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit Pal Lekaj ku ky i fundit ka tha se në projektin që e kemi filluar ne një kilometër rrugë po na kushtojka mbi 8 milion euro.

Sipas Durmishit, kjo është rren dhe e qëllimshme për të ngjallur konfuzion te qytetarët.

“Të gjitha projektet infrastrukturore që filluan në kohën kur ishte ministër janë nisur pa projekt e pa fillim të procedurave të shpronësimit. Shumica prej tyre për efekte elektorale e me afera korruptive. Për shumë prej tyre janë duke u zhvilluar procese gjyqësore e në njërin nga to Pal Leku është shpallur fajtor.

Tash del e gënjen se gjoja në projektin që e kemi filluar ne një kilometër rrugë po na kushtojka mbi 8 milion euro. Kjo është rrenë e kulluar dhe e qëllimshme për të ngjallur konfuzion te qytetarët. E vërteta është se për 11 km rrugë për të cilën janë nënshkruar kontratat vlera totale e tyre është 20.9 milion euro, pra më pak se dy milion euro për kilometër”, ka thënë Durmishi.

Durmishi i është drejtuat Lekaj që të merr një një kalkulator dhe të bëjë një llogari të thjeshtë se a po shpëtohen 150 milion euro nga ky projekt.

“Në pjesën e parë të statusit të tij ai e tregon të vërtetën që projekti të cilin ne e kemi anuluar do të kushtonte 238 milion euro, ndërsa me ne komplet zgjerimi i rrugës nga Kijeva e deri në Zahaq me gjithë shpronësime do të ketë kosto më të vogël se 90 milion euro. Doktor Pal Leku le ta merr një kalkulator dhe të bëjë një llogari të thjeshtë se a po shpëtohen 150 milion euro nga ky projekt.

Për më shumë ai duhet të jap llogari dhe të përgjigjet edhe për një gjë: pse ka hargjuar para të buxhetit për projektim të autostradës së tipit të mbyllur kur në zyre e ka pasur projektin e zgjerimit të rrugës me katër korsi?

Këtë e ka bërë pa asnjë studim të fizibilitetit”, tha tutje Durmishi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img