14 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Dumoshi: Drejtuesit e Komunës nuk i ftuan asamblistët e LDK-së në hapjen e bibliotekës

Vlora Dumoshi, shefe e stafit të kryeministrit, Isa Mustafa ka shprehur gëzimin e saj lidhur me hapjen e objektit të ri të bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania”, por njëkohësisht ka kritikuar udhëheqjen e komunës së Prishtinës, e cila sipas saj, nuk ka ftuar në këtë ceremoni asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti.
Lexoni të plotë reagimin e saj në Facebook:
“Fillimisht, shpreh gëzimin e madh që sot do të bëhet hapja e objektit të ri të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në lagjen ‘Dardania’, një projekt i nisur dhe i realizuar nga qeverisja e kaluar komunale në Prishtinë.

I gëzohem në veçanti kësaj ngjarje, pasi që në cilësinë e drejtoreshës për Kulturë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, kemi punuar me përkushtim të veçantë për realizmin e këtij projekti shumë të vlefshëm për qytetarët e Prishtinës.
Ndërkaq, drejtuesit aktual të Komunës së Prishtinës, sot kanë organizuar ceremoninë e hapjes së Bibliotekës së re, duke mos ftuar asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti.
Drejtuesit e Komunës, me këtë qasje joinstitucionale po dëshmojnë përpjekjen permanente për zaptim të meritave të huaja dhe për përfitime politike duke promovuar projektet nga qeverisja e kaluar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img