10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Dua Lipa për performancën e sotme në “Sunny Hill Festival”: Nuk ka ndjesi më të mirë se të performoj në Prishtinë, do të jetë shumë speciale

Artistja e famshme shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media para performancës në festivalin “Sunny Hill”.

Krijuesja e hitit “Levitating” u shpreh se ndihet e lumtur dhe krenare për rikthimin në vendin e saj, teksa tha se për sonte ka përgatitur një performancë shumë të veçantë.

“Do të jetë befasi, është diçka shumë special që është krijuar vetëm për këtë performancë, është një ndjesi shumë e mirë që të performoj në Prishtinë, nuk ka ndjenjë më të mirë, energjinë që ma jep, mezi pres me i ndje ato emocione para se të dalë në skenë”, ka thënë Dua.

Foto: Dua Lipa në Prishtinë/ Telegrafi

Ndërkohë, artistja po ashtu shfrytëzoj rastin që edhe t’i motivoj të rinjtë nga Kosova që t’i ndjekin ëndrrat e tyre.

“Nuk ka rëndësi sa e madhe është ëndrra mund të arrish nëse ke një qëllim, nëse e beson, vazhdoni të ëndërroni sepse çdo gjë është e mundur, jam këtu për të ju mbështetur”, tha tutje 26-vjeçarja.

Foto: Dua Lipa në Prishtinë/ Telegrafi

Theksojmë që “Sunny Hill Festival” nis sot e enjte dhe vazhdon deri të dielën e 7 gushtit.

Ndërkohë, gjatë ditës faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka zbuluar një tjetër detaje nga festivali që është një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img