16.1 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Dua Lipa i befasoi të gjithë me veshjen e çuditshme në pas-ndejën e Met Gala 2023

Dua Lipa tregoi barkun e saj të tonifikuar teksa bëri një ndryshim të çuditshëm të veshjes për pas-ndejën e eventit Met Gala të hënën.

Këngëtarja 27 vjeçe, kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra në ‘after-party’, si dhe një palë geta me pika, shkruan DailyMail.

Për aksesorë, ajo kishte vendosur një numër gjerdanësh, duke përfshirë perlat dhe një zinxhir të gjatë të markës “Chanel”.

Dua gjithashtu kishte veshur doreza lëkure të mbuluara me perla dhe kishte më shumë bizhuteri rreth belit të saj.

Ylli ktheu kokën teksa doli me pamjen e pazakontë, duke zgjedhur gjithashtu një palë syze dielli të zeza.

Dua dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, duke përshëndetur dhe duke qeshur teksa ecte përpara.

Kjo erdhi pas një paraqitje tejet të veçantë që ajo pati në Met Gala 2023.

Ajo veshi fustanin e nusërisë ikonë të Claudia Schiffer të vitit 1992, të markës “Chanel” në organizimin e mbajtur në Muzeun Metropolitan në New York City.

 

Tematika e edicionit të këtij viti ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” – në nderim të stilistit kontrovers gjerman të modës, i njohur për punën e tij me “Chanel”, i cili vdiq në vitin 2019.

Dhe Dua sigurisht iu përshtat tematikës në numrin shik që modelja Claudia, tashmë 52 vjeçe, e kishte veshur në vitet ’90.

Këngëtarja e kombinoi pamjen e saj me një gjerdan të madh diamanti të markës “Tiffany” me një varëse masive katrore.

Ajo i kishte lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, duke i bërë të gjithë për vete me dukjen e saj.

Nata më e madhe në modë u zhvillua të hënën mbrëma me një mori yjesh më të shquar të industrisë të cilët parakaluan në tapetin e kuq për të shfaqur pamjet e tyre magjepsëse dhe të guximshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img