9.6 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Drita tregon dhëmbët përballë Llapit të përforcuar

Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Nënkampioni i Kosovës e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, duke fituar ndaj një pretendenti si Llapi.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste, gola nuk solli, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat 0-0.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 60-të, kur Blerim Krasniqi ishte i saktë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Drita shënoi edhe golin e qetësisë, kur në skenë doli transferimi tjetër i gjilanasve Albin Prapashtica që shënoi për 2-0.

Drita merr tri pikët e para që në xhiron e parë, ndërsa Llapi duhet t’i kërkojë në ndeshjen e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img