10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Sigurisë në Komunën e Prishtinës: Kur ka ndodhur rrëzimi i kulmit nuk kanë qenë duke u zhvilluar punime

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se në momentin e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së Komunës, nuk kanë qenë duke u zhvilluar punime në atë kat të ndërtesës.

Ai ka thënë se rrëzimi mund të ketë ndodhur si pasojë e erërave, por kur është pyetur se pse nuk është dërmuar asnjë ndërtesë tjetër aty përreth, ai ka thënë se nuk mund të paragjykojë dhe se hetimet do të tregojnë se si dhe çfarë ka ndodhur.

“Nuk ka pasur punime në atë kat të ndërtesës, në momentin kur ka ndodhur rrëzimi nuk kanë qenë duke u zhvilluar punime. Sipas të gjitha gjasave si pasojë e erërave të forta që kanë ndodhur ka ardhur deri te rrëzimi. Hetimet janë në fazën preliminare, nuk mund të them asgjë më shumë, nuk mund të paragjykoj, Policia dhe inspektorët e emergjencave janë duke e kryer punën e tyre”, është shprehur Fushtica në një deklarim për media.

Ai ka thënë se kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 2009 por ka thënë se nuk ka informata nëse kulmi i saj është rrëzuar edhe një herë më herët.

Ai ka theksuar se nuk kanë informata për dëmet e tjera të shkaktuara nga rënia e çatisë.

Një pjesë e rrugës është bllokuar nga Policia për qarkullim të automjeteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img