19.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori Hoxha viziton zyrtarët policorë në veri të vendit

Drejtori i i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zhvilluar sot vizitën e parë brenda organizatës policore.

Hoxha vendosi që këtë vizitë të realizojë pikërisht në veri të vendit.

“Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha, së bashku me zëvendësdrejtorin z.Dejan Jankoviç dhe me bashkëpunëtorë vizitoi veriun e vendit, konkretisht katër stacionet policore të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri.Gjatë vizitës së stacioneve policore në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe stacionit policor Mitrovicë Veri, drejtori i përgjithshëm z.Hoxha takoi nga afër stafin menaxhues të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri, komandantët e stacioneve në detyrë dhe zyrtarët policorë që operojnë në zonat e përgjegjësisë së tyre.Qëllimi i kësaj vizite ishte të shoh nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve policorë si dhe rezultatet e arritura pavarësisht sfidave, sakrificës dhe vështirësive që kanë kaluar zyrtarët policorë në këtë periudhë kohore”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se drejtori Hoxha ka pohuar se arritja e objektivave dhe përmbushja e obligimeve ligjore dhe kushtetuese është arritur falë punës ekipore, bashkëpunimit, guximit dhe përkushtimit të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img