25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Drejtoresha e DKA-së: Thuajse e pamundur të fillojë mësimi më 1 shtator, disa qytete nuk kanë librari

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), sot ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Arsim në diskutimin e temave dhe çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal.


Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për tekstet shkollore.

Kryetarja e kolegjiumit të DKA-ve, Besianë Musmurati, tha se në bazë të këtyre kushteve do të jetë e pamundur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator.

“Me rëndesi është që te ofrohen kushtet e duhura që në kohë te fillojë procesi mësimor edhe pse është pothuajse e pamundur për shkak problemeve logjistike të nis mësimi me 1 shtator. Kemi shumë qytete që nuk kan librari si Klina, Hani i Elezit, pra ka probleme logjistike dhe nuk do të mund të furnizohen”, potencoi ajo.

Musmurati tha se ka kohë që kanë kërkuar nga MASHTI që të fillojë shpërndarja e librave.

“Ka një muaj më herët që kemi kërku nga Ministria që të bëjë shpërndarjen e librave nëpër shkolla. Ne nuk e kemi problemin me ministren apo qeverinë por të gjithë problemin e kemi per mosshperndarjen e librave që na shqeteson kjo cështje”, deklaroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img