11.2 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Dr.Fauci: Delta është virus tjetër, të mbajnë maska edhe të vaksinuarit

“Tani kemi të bëjmë me një virus tjetër.”, tha Anthony Fauci, konsulenti kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar variantit Delta dhe vendimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) mbi rekomandimin për të mbajtur maska ​​nga edhe nga të vaksinuarit.

“Ky nuk është virusi origjinal. Ka aftësi shumë më efikase për t’u transmetuar nga personi në person. Delta mund të infektojë njerëzit që janë vaksinuar dhe ata mund ta transmetojnë virusin te të tjerët.”, shtoi Dr.Fauci, informon dritare.net

CDC-ja rekomandoi dy ditë më parë që njerëzit e vaksinuar plotësisht të mbajnë maska ​​në ambiente të mbyllura në vende ku ka nivele të larta transmetimi. Tanimë Delta është kthyer në variantin mbizotërues në Shtetet e Bashkuara, si në qindra vende të tjera në botë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Ai është 40%-60% më shumë infektues se Alpha, varianti paraekzistues.

Ndërkohë që gjysma e amerikanëve janë ende të pavaksinuar dhe tani SHBA po përballet me dy pandemi që po ecin me shpejtësi të ndryshme, Dr.Fauci përsëriti thirrjen se: “Është e nevojshme që shumica e njerëzve të vaksinohen. Nëse arrijmë 85-90% të popullsisë së vaksinuar, varianti Delta nuk do të ketë ku të shkojë dhe do të zhduket përfundimisht.

Në fund mjeku kujtoi se nëse vaksinoheni plotësisht, zvogëlohet probabiliteti i infektimit, transmetimit të infeksionit, shtrimit në spital dhe vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img