15.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Donika Gërvalla, Ramush Haradinajt: Pis bre

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, para tre vjetësh kishte ofenduar rëndë liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit ku po diskutohej në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë reshtur kritikat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, atë e kishin quajtur edhe kriminel ordiner.

Derisa, Donika Gërvalla, duke shprehur mospajtimin e saj ndaj Ramush Haradinajt që atë kohë mbante postin e kryeministrit e kishte quajtur “pisë”.

“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba”, ka shkruar Gërvalla.

Tutje Gërvalla kishte shkruar se: “Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, kishte shkruar tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img