21.1 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë, komunikoj për çdo ditë me të përmes besimit

Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji ka qenë i ftuari në Klan Kosova për vitin 2022.

Ai mes disa temave të trajtuara rreth presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se ka shkruar edhe në librin e tij të titulluar “Miqtë e mi në amshim”, i cili e përfshinë një pjesë të rëndësishme të kësaj monografie.

“Çdo herë kur kam rast ta kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne”, u shpreh Gjergji.

Ai gjithashtu tha se veprat e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezë janë frymëzim për veprën e tij ndaj Zotit dhe popullit të tij.

“Figura dhe vepra e Dr.Ibrahim Rugovës për mua kanë qenë dhe mbesin një frymëzim dhe një mundësi që në jetën time, të mundohem në stilin e Nënës Terezës gjëra të vogla me dashuri të madhe, të bëjë edhe unë diçka për Zotin dhe për popullin tim”, tha ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img