0.2 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

“DokuFest” ndez ekranin e madh për edicionin e 15

Është hapur zyrtarisht edicioni i 15 i ngjarjes më të madhe kulturore në vend, Festivalit të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër, “DokuFest”.

Kinemaja mbi Lumbardhë ka qenë nikoqir i mysafirëve të ftuar për ceremoninë e cila ka ndezur ekranin e madh. E ka qenë filmi “Monster” i regjisorit kinez Zhao Liang ai që është shfaqur i pari në edicionin e sivjetmë të festivalit.
Para të pranishmëve ka folur drejtoresha e “DokuFest-it”, Nita Deda. Ajo ka thënë se edicioni i 15 është rezultat i punës së palodhshme të stafit, vullnetarëve dhe përkrahësve e partnerëve të tjerë të festivalit në gjithë këto vite. Ajo ka falënderuar filmbërësit dhe artistët e tjerë që kanë ndarë veprat e tyre me DokuFest-in, e në mënyrë të veçantë ata që janë në Prizren për këtë edicion jubilar.
Me një paraqitje përmes një videoje ka folur edhe këngëtarja me famë botërore, P. J. Harvey.
Ndryshe, në kuadër të këtij edicioni, pritet të shfaqen 238 filma nga 56 vende të botës, që janë përzgjedhur nga mbi 5 mijë aplikime. Ata do të shfaqen në 6 kategori garuese dhe 18 kategori të tjera të veçanta.
Ky edicion, i cili do të mbahet nga data 5 e deri më 13 gusht, do të ketë në përbërje: programin muzikor si dhe panele diskutimi, në të cilat do të trajtohen temat që janë në interes të shoqërisë si dhe rreth industrisë më fitimprurëse në botë, atë të filmit.
Përpos temës së korrupsionit në DOKUFEST, nga dy publicistët Veton Surroi dhe Fatos Lubonja, do të debatohet tranzicioni i popullit shqiptar nga sistemi komunist në atë demokratik.
Një ditë para hapjes së ceremonisë zyrtare, në mbrëmje të së enjtes është hapur ekspozita Dokuphoto, e përbërë nga fotografitë e irlandezit Seamus Murphy.
Njëra ndër veçantitë e këtij festivali që mbahet tradicionalisht në qytetin historik të Prizrenit, është programi i filmave dokumentarë, filmave të metrazhit të shkurtër dhe atij kombëtar.
Në kategorinë e filmave kombëtarë, do të transmetohen dhjetë filma, ndërsa në atë të shkurtër, tridhjetë e dy.
Niveli i sigurisë për mbarëvajtjen e këtij festivali prestigjioz është rritur dukshëm, ndërsa edicioni i sivjetmë pritet të sjellë mijëra vizitorë, drejtorë festivalesh dhe artistë të shumtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img