23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Dogana e Kosovës kap vaj dhe “Coca Cola” të kontrabanduara nga Serbia

Oficerët doganorë kanë sekuestruar mall të kontrabanduar, 550 litra vaj ushqimor dhe rreth 800 litra të pijes së gazuar Coca -Cola, me origjinë nga Serbia.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se malli është kapur nga njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë kontrolleve në Kijevë dhe Lipjan.

“Me saktësisht njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione (Kijevë dhe Lipjan) dhe me kete rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia. Në lokacionin e parë janë gjetur 550 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 litra pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img