10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Dje Haradinaj, sot Pal Lekaj: A do ta zënë Vetëvendosjen mallkimet e AAK-së?

Dy mallkime nga AAK janë drejtuar kah VV-ja nga mbrëmë.

Kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, mbrëmë në një emision politik, pasi i krahasoi kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me ish-funksionarin jugosllav Rrahman Morina, edhe shtoi një mallkim ndaj tyre duke thënë: “Zoti i vraftë” .

“Është rrezik çka është duke ba ky njeri. Nuk ka me i shku mirë, besoni e vret Zoti, le t’ia ndal atij që ka, le të m’i ndalë mu që i kam të hyrat e mëdha, por mos i prek ata njerëz, atë kategori, se nuk bën ashtu”., tha ai në Klan Kosova. 

Ndërkaq deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka shpërthyer dy herë radhazi me mallkime ndaj VV-së.

“Qeveri, Zoti ju vraftë!”, ka thënë ai në një status në Facebook sot pasi dështoi kalimi i projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti.  

Lekaj kishte bërë të njëjtën lutje edhe njëherë, kur kishte dështuar propozimi për shkarkimin e bordit të ZRRE-së në Komisionin për Energji.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img