18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Disa persona grisin posterat e Bekim Jasharit në Skenderaj

Kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili rikandidon në zgjedhjet e 17 tetorit i janë grisur posterët të cilët janë vendosur në këtë komunë.

Në fshatin Llaushë, në objektin që janë vendosur posterat me fotografi të heronjve, Shaban e Hamez Jashari, Komandantit Adem Jashari si dhe kryetarit Bekim Jashari, janë grisur nga individ të caktuar.

Për këtë kanë reaguar qytetarët, të cilët e kanë konsideruar si veprim të ulët.

Postimi i plotë i qytetarit:

Të dashur bashkëvendas, sot në mëngjes të gjithë posterat e Kryetarit Bekim Hamëz Jashari i kemi gjetur të grisur e të dëmtuar në shtëpinë time, të cilët i kam vendosur me krenarinë më të madhe, në emër të lirisë sonë, të cilën na e sollën nipat tonë dhe bashkëluftëtarët e tyre.
E pa besueshme se si munden individ të porositur të bëjnë vepra të tilla të ulëta, të ndikuara nga ankthi i humbjes së tyre në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në këta poster kanë qenë të vendosur edhe fotografitë e heronjve tonë, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, si dhe të djalit e nipit të tyre i cili me punën e tij shembull po e vazhdon rrugën e familjes së tij heroike.
Sigurisht këtë nuk do të duhej ta bënin ata që thirren në vlerat e luftës sonë heroike, por ja që për interesa të tilla të ngushta qenkan në gjendje të bëjnë dhe marrëzira të tilla.
Bashkëvendas të dashur, veprat e tilla dhe asgjë tjetër nuk mund të ndalin mbështetjen tonë për nipat tonë, familjen emblematike Jashari dhe pasardhësin e tyre, Bekim Hamëz Jashari, kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Skenderajt.
Ne i vendosëm posterat e njejtë prap dhe do t’i vendosim sa herë të jetë nevoja.
Me respekt,
Sabit Tafil Geci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img