17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Dhunimet seksuale, krimet e pandëshkuara të luftës

Një prej krimeve më të mëdha serbe të pandëshkuara ende janë dhunimet gjatë luftës, ku shumë gra e vajza e panë tmerrin me sy. Shyhrete Tahiri, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, ka vite që ka nisur të kërkoj drejtësi për krimin që ka përjetuar nga forcat serbe. Deri tani, për këto krime janë ngritur 6 aktakuza, ndërsa 35 raste të tjera janë duke u hetuar.

Njëri nga të mbijetuarat thotë se duhet të gjendet forcë për të tejkaluar këtë sfidë, derisa kërkon trajtim të barabartë. “Jo më na trajtuar ndryshe, por të barabartë”, tha ajo për RTK.

Shyhrete Tahiri, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, ka nisur të kërkoj drejtësi për krimin që ka përjetuar nga forcat serbe.

 24 vite pas luftës, gjashtë aktakuza të reja janë ngritur për këtë krim të kryer në Kosovë. Shyhretja shprehet e gatshme të dëshmoj. Vënie drejtësisë në vend, për të do të ishte lehtësim shpirtëror.

“E dimë që stigma në Kosovë është ende, por unë mendoj që të mbijetuarat duhet të gjejnë forcën të dalin dhe të kërkojnë drejtësi”, tha ajo.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për të Mbijetuarat e Torturës, konsideron se institucionet e drejtësisë tashmë kanë një qasje më të ndjeshme në raport me këtë krim, derisa thotë se ende duhet të punohet në mënyrë që të mbijetuarave t’iu rritet besueshmëria për t’iu qasur organeve të drejtësisë.

“Janë edhe 35 raste duke u investiguar apo duke dhënë dëshmi, pasi natyra e këtij krimi dallon nga krimet tjera. E me një memorandum mirëkuptimi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, nuk detyrohen të intervistohen në stacione policore, por mund të japin dëshmitë e tyre në organizatat e licencuara në prezencë të psikologut mund të dëshmojnë për krimin”, tha Rushiti.

Zoran Vukotiq është personi i parë i dënuar për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, derisa do të gjykohet edhe për një rast tjetër. Ndërsa pesë rastet tjera do të gjykohen në mungesë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F340483908487559%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img