11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Dhunë në një familje në Mitrovicë, nëna detyrohet ta denoncojë djalin në Polici

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së sotme edhe një grua në Mitrovicë, e cila ka denoncuar djalin e saj.

Sinjali mëson se 63-vjeçarja ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img