19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Dhuna në familje: Gruaja nga Prishtinë raporton në Polici keqtrajtimin nga burri për 17 vjet martesë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Prishtina, e cila e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar qe 17 vjet.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematikisht nga burri, por nuk e kishte raportuar asnjëherë në Polici.

Rasti i fundit e shtyu atë të kërkojë ndihmë, me ç’rast ajo vendosi ta denoncojë atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img