25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Devolli konfirmon se ka nisur stërvitjet te Drenica: Do ta sigurojmë mbijetesën në Superligë

Trajneri shqiptar, Bledar Devolli ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Drenicën.

Devolli që e zëvendëson trajnerin e larguar, Bekim Shotanin, ka nisur stërvitjet me ekipin para pak ditësh.

Po kam arritur marrëveshje me Drenicën. Sot ishte dita e dytë që kam nisur stërvitjet me skuadrën”, deklaroi Devolli.

Devolli që ishte pjesë e Drenicës edhe pak vite më parë, tregoi arsyen që e shtyri atë të pranojë ofertën e klubit nga Skenderaj, pavarësisht se ekipi po kalon nëpër një edicion të vështirë.

Arsyeja që pranova ofertën është shumë e thjeshtë. Kam lënë një mision herën e parë pa përfunduar dhe dua ta çoj këtë herë në fund dhe të shpëtojmë ekipin nga rënia. Kam besim tek puna e drejtuesve, stafit tim dhe futbollistëve që të gjithë bashkë do ta shpetojmë Drenicën duke filluar nga ndeshja e ardhshme. Duam ndihmën edhe të tifozëve tanë”, u shpreh trajneri shqiptar.

Devolli thekson se ai dhe futbollistët do të punojnë shumë që ta arrijnë objektivin në fund të edicionit.

Mos të kisha besim, nuk do ta pranoja postin e trajnerit. E njoh skuadrën. Njoh ambientin dhe mentalitetin e këtyre djemve. Duan vetëm pak besim dhe të lirohemi pak nga koka sepse vet pozita e fundit të fut në panik. Vetëm me punë në stërvitje dhe duke qenë agresiv në të dy fazat e lojës, besoj shumë te këta djem”, nënvizoi Devolli.

“Kuqezinjtë” pas 22 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar pozicionohen në vendin e fundit me 20 pikë.

Drenica nën urdhrat e Bledar Devollit ndeshjen e radhës në elitë e zhvillon në shtëpi kundër Ferizajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img