13.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Detaje për arrestimin e shtetasit serb i cili u ofroi policëve 20 euro ryshfet

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 12.04.2023 deri sa ishe në një pikë të kontrollit të automjeteve në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, ka ndalur për kontrollë rutinore një kamion me targa të shtetit të Serbisë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni “V.J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet”.

I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe paratë janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën, njofton policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’ dhe “rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, tha policia./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img